Basketboll

BARÇA ME FITORE NË DERBI, ARRIN PLAY OFF-IN E EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i xhiros së 26-të në Euroligë i ka takuar Barcelonës, që mposhti në mënyrë dramatike CSKA Moskën.

Në një teren tepër të vështirë, si ai i kampiones aktuale të ligës, CSKA Moska, Barcelona ka triumfuar me rezultat dramatik, 80-82.

Me këtë fitore, Barcelona e ka siguruar Play Off-in e garës më prestigjioze të basketbollit në Evropë.

Nikolla Mirotic me 23 pikë e 8 kërcime, si zakonisht ishte më i merituari në fitoren e Barçës sonte, por u dallua edhe ishi i CSKA-së, Cory Higgins me 17 pikë.

Tek moskevitët s’mjaftuan për fitore,Daniel Hackett me 17 pikë e Darrun Hilliard me 14 sosh

Komentet janë të mbyllura.