BASHKIMI KTHEHET SHPEJTË TE FITORET, MPOSHT THELLË KASTRIOTIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Humbja nga Prishtina, nuk e ka penguar Bashkimin e Prizrenit që të rikthehet tek fitoret në elitën e basketbollit kosovar femëror.
Vashat prizrenase kanë triumfuar si vendase, ndaj Kastriotit të Ferizajit me rezultat të thellë, 118-55.
Katër lojtare arritën pikë dyshifrore në fitoren bindëse të prizrenaseve sonte: Saranda Daci(28), Jeta Zeka(25), Arbnore Perquku(24), e Gresa Gashi(12).
Tek Kastrioti u dallua vetëm një lojtare me pikë dyshifrore, bëhet fjalë për Agnesa Rrahmani që shënoi plotë 41 pikë, por pati edhe 6 kërcime, 1 asist e 3 vjedhje topash.
Me këtë fitore Bashkimi përforcon pozitën e parë në tabelë, ndërsa Kastrioti me këtë disfatë, rrezikon seriozisht rënien në Ligën e parë.
Komentet janë të mbyllura.