TREPÇA MPOSHT RIVALIN DIREKT PËR MBIJETESË
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e ka shënuar sonte një fitore tejet të vlefshme në garë për mbijetesë në elitën e basketbollit të Kosovës.
”Xehtarët” kanë arritur që në shtëpi ta mposhtin ekipin e Feronikelit me rezultat, 71-62, në një ndeshje tejet interesante në ”Minatori” dhe pranë një numri të konsiderueshëm të shikuesve.
Trepça që në start e nisi më mirë se Nikli ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 24-20, por këndellja e Feronikelit erdhi shpejtë, sepse në të dytin përveq fitimit të çerekut(12-19), drenicakët shkuan në pushim me epërsi +3(36-39).
Në pjesën e dytë, Trepça riktheu lojën e mirë të çerekut të parë dhe fitoi dy periodat vendimtare të ndeshjes(16-7, 19-16), që në fund i sollën një fitore tepër të vlefshme në luftën e saj për mbijetesë.
Koshashënuesit më të dalluar në këtë fitore të Trepçës sonte ishin, DJ Hanes me 23 pikë, 3 kërcime e 3 asistime, Besnik Azemi me 12 pikë, 8 kërcime e 8 asistime, si dhe Burim Zekiqi me 11 pikë e 4 kërcime.
Tek Feronikeli s’mjaftuan për fitore, Tavarion Nix me 17 pikë e 7 kërcime, Dayon Griffin me 13 pikë, 8 kërcime e 6 asiste si dhe si Rinor Ahmeti me 11 pikë.
Kjo është fitorja e 6 e Trepçës sonte, karshi 17 disfatave, ndërsa Nikli pësoi disfatën e 18 karshi 5 fitoreve.
Komentet janë të mbyllura.