Basketboll

MORINA: NDESHJE E FORTË, SHPRESOJMË NË FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Optimist për fitoren e Rahovecit sonte, është shprehur prizrenasi, Altin Morina.

Në një intervistë ekskluzive për AsistiOnline.com, Morina ka thënë se sfidat me Ponte Prizrenin çdoherë kanë qenë të vëshira edhe pse në fund beson se do të triumfojnë.

”Ndeshjen ndaj Pontes e shohim si një ndeshje të fortë, duke pasur parasysh që kemi probleme të mëdhaja me lëndime edhe pas një pauze të shkurtë po besojmë që me përkrahjen e publikut që din të bëjë atmosferë që rrallë e shohim në Kosovë,  shpresojmë në fitore edhe pse pritet ndeshje shum e fortë. Unë edhe pse nuk jam 100% i rikuperuar nga lëndimi, do ta jap maksimumin për rezultat pozitiv”, tha Morina.

Komentet janë të mbyllura.