Basketboll

NICHOLS OPTIMIST: NËSE LUAJMË ASHTU SIKUR STËRVISIM, DUHET TË FITOJMË

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët kyç të Ponte Prizrenit, amerikani Ty Nichols është shfaqur optimist para sfidës që prizrenasit e luajnë sonte ndaj Rahovecit.

Në një prononcim ekskluziv për AsistiOnline.com para ndeshjes, Nichols ka thënë se ekipi ka stërvitur mirë dhe se nëse i aplikon ato çfarë ka stërvitur në fund do të fitojë.

“Unë mendoj se të dy skuadrat janë shumë të mira. Por rezultati përfundimtar duhet të jetë në favorin tonë, nëse luajmë siç stërvisim. Si ekip ndjehem sikur kemi aftësinë të mposhtim çdo skuadër, Dhe kemi një shans shumë të mirë për të fituar kampionatin e Superligës. Por ne duhet ta marrim atë, lojë për lojë”, tha basketbollisti amerikan i Prizrenit.

Sfida e sontme ndërmjet, Rahovecit e Prizrenit, luhet nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1.

Komentet janë të mbyllura.