Basketboll

PROBLEME TE PEJA, LËNDOHET QENDRA AMERIKANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KB Pejës në ndeshjen përballë Yllit, sonte po luan pa njërin nga lojtarët kyç të ekipit.

Bëhet fjalë për qendrën e fuqishme, Rick Jackson që ka pësuar një lëndim tejet serioz dhe sonte nuk po paraqitet fare.

Rick Jackson ka problem me thembrën e këmbës dhe sipas informacioneve të para, sot kishte shumë dhimbje.

Në ditët në vijim do të merret vesh koha e rikthimit të tij,  pas testeve të plota mjekësore.

Komentet janë të mbyllura.