PEJA E MPOSHT PËRSËRI YLLIN, IA SHKAKTON HUMBJEN E PARË PRANVERORE
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka mposhtur për herë të 4-të sezonale, Golden Eagle Yllin, kësaj radhe duke e mposhtur në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll.
Pejanët kanë triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat, 77-94 në kuadër të xhiros së 26 në elitën e basketbollit kosovar.
Ndeshja ishte shumë e barabartë që nga fillimi me Yllin që e fitoi periodën e parë ngushtë, 16-20, ndërsa loja e ngushtë vazhdoi edhe në periodën e dytë e kjo bëri që kjo periudhë të mbyllet baraz, 20-20, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet, 47-46.
Pjesa e dytë i takoi pothuajse krejtësisht Pejës, mysafirët fituan periodën e tretë ngushtë 22-23, por në atë të fundit luajtën edhe më bindshëmdhe e fituan 18-25. Për ta fituar krejtësisht edhe ndeshjen.
Nigel Johnson ishte fantastik në fitoren e Pejës sonte me 35 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, por u dalluan edhe Brett Prahl me 14 pikë e 9 kërcime si dhe Hnerik Sirko me 10 pikë.
Tek ylli s’mjaftoi për fitore, performanca maestrale e Valon Bunjakut që realizoi shifrat magjike, triple-double(29pk, 10krc, 10ast), por as Samir Zekiqi me 17 pikë.
Me këtë fitore, Peja ngjitet në pozitën 4 përkohësisht. Ndërsa, Ylli mbetet në pozitën e tretë me 38 pikë.
Komentet janë të mbyllura.