Basketboll

RIKTHEHET SUPERLIGA, DY EKIPE NË KRYE TË TABELËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë vikendit që lamë pas, ka përfunduar xhiro 26 e Superligës së Kosovës në Basketboll në konkurencën e meshkujve.

Kjo xhiro u luajt pas një pushimi dy javor, për shkak të ndeshjeve të Kupës si dhe ndeshjeve të Përfaqësueses.

Të shtunën në ndeshjen e parë, Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë, duke e mundur Feronikelin me rezultat 71:62. Trepça tani ka gjashtë fitore dhe 17 humbje, kurse Feronikeli pesë fitore dhe 18 humbje.

Në po të njëjtën ditë, Bashkimi ka fituar derbin e vjetër ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 89:82. Bashkimi tani ka 14 fitore dhe nëntë humbje, kurse Sigal Prishtina 17 fitore dhe gjashtë humbje.

Kurse të dielën, Peja ka fituar derbin e xhiros, duke mundur Golden Eagle Yllin në udhëtim me rezultat 77:84. Golden Eagle Ylli tani ka 16 fitore dhe shtatë humbje, derisa Peja 14 fitore dhe 14 fitore dhe nëntë humbje.

Dhe në ndeshjen e fundit, Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 88:66. Rahoveci tani ka 17 fitore dhe gjashtë humbje, duke u barazuar me pikë me Sigal Prishtinën, nga 40, kurse Ponte Prizreni 13 fitore dhe 11 humbje.

Lipjani këtë xhiro pushoi.

Pas javës së 26, renditjes tabelare i prijnë Sigal Prishtina e Rahoveci me nga 40 pikë, pastaj radhiten, Ylli, Peja, Prizreni, Bashkimi, Trepça, Feronikeli dhe i fundit Lipjani.

Komentet janë të mbyllura.