NË DERBIN PA SHIKUES, REALI FESTON NË MILANO
Prishtinë(AsistiOnline) – Reali i Madridit ka arritur fitore të vështirë në udhëtim te Milano, në kuadër të xhiros 27 në Euroligë.
Madrilenët kanë mposhtur Milanon, 73-78, në një ndeshje pa shikues, shkaku i frikës nga përhapja e virusit “CoronaVirus” dhe për faktin se ky virus në Itali, ka kaluar në gjendje alarmante.
Rudy Fernandez me 16 pikë e Walter Tavares me 13 pikë, ishin individët kryesorë në fitoren e Realit sonte.
Te Milano s’mjaftuan, Riccar Moraschini me 21 pikë e Vladimir Micov me 13 pikë.
Komentet janë të mbyllura.