Basketboll

FENERI ME “QYK” TË ZORIT NDAJ ZVEZDËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Fenerbahçe e ka arritur një fitore tejet të vështirë, por në anën tjetër shumë të rëndësishme për Play Off në Euroligë.

Turqit kanë fituar në Stamboll, ndaj skuadrës shumë të papërshtashme serbe, Crvena Zvezda 66-63.

Se Feneri e mposhti me “qyk” të zorit Zvezdën, tregon edhe lista e koshashënuesve, ku vetëm një lojtar arriti pikë dyshifrore, Nikola Kalinic me vetëm 10 sosh.

Tek Zvezda u dalluan, Lorenzo Brown e Kevin Punter me nga 14 pikë.

Komentet janë të mbyllura.