Basketboll

NETS MPOSHTIN PAS VAZHDIMEVE NË MËNYRË INTERESANTE BOSTONIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Brooklyn Nets e kanë fituar ndeshjen më interesante të natës në NBA, ndaj Boston Celtics.

Në fakt ekipi i Nets, fitoi vetëm pas vazhdimeve, 120-129, pasiqë koha e rregullt kishte përfunduar, 118-118. Ajo çfarë bie në sy në këtë ndeshje, është dështimi total i ekipit të Celtics në vazhdime, për faktin se arritën të shënojnë vetëm dy pikë.

Le Vert me 51 pikë, shkëlqeu në fitoren e Brooklynit, por u dallua edhe Luwawu me 16 pikë.

Në anën tjetër, te Bostoni s’mjaftuan për triumf, Jaylen Brown me 22 e Kemba Walker me 21 pikë.

https://m.youtube.com/watch?v=XNw_d_tT2-Y

Komentet janë të mbyllura.