Basketboll

KONFIRMOHET LAJMI I ASISTIT: CONSTANTINIDES ZYRTARIZOHET TE PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka gjetur trajnerin e ri, për pjesën e mbetur të stinorit.

Në fakt AsistiOnline.com sot në mëngjes raportoi ekskluzivisht se prishtinasit kanë arritur marrëveshje me trajnerin qipriot dhe në fakt ashtu edhe ndodhi, sepse ekipi kryeqytetas para pak çastesh zyrtarizoi këtë lajm.

Komunikata zyrtare nga klubi:

ZYRTARE!

RIKTHEHET Tony

Antonis Constantinides, kryetrajneri i mirënjohur Qipriot i cili nuk ka nevojë për prezantim, do ta merr drejtimin e klubit deri në fund të sezonës.

Constaninides i cili ishte në drejtim të klubit edhe në vitin 2016, e përfundoi atë sezonë me sukses historik duke fituar të gjitha trofetë e mundshëm ate të Ligës Ballkanike, Titullin Kampion i Kosovës si dhe Kupën e Kosovës, thuhet në komunikatë.

Komentet janë të mbyllura.