XHIRO SHUMË INTERESANTE NË SUPERLIGË, GJATË FUNDIT TË JAVËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë fundjavës pritet të zhvillohet xhiro e 27-të në Superligën e Basketbollit të Kosovës.
Si zakonisht në këtë stinor edhe kjo xhiro pritet të sjellë sfida tepër interesante, por vëmendja kryesore pritet të jetë në Pejë e Prishtinë, por interesimi nuk do të mungojë, as në Lipjan dhe në Rahovec.
Xhiro nisë në Rahovec me sfidën tepër interesante, ndërmjet Feronikelit e Bashkimit, ndeshje kjo që zhvillohet të shtunën nga ora 17:00. Drenicasit kanë deri tani pesë fitore dhe 18 humbje, derisa prizrenasit, kanë 14 fitore dhe nëntë humbje.
Në po të njëjtën ditë, luhet përballja derbi e ditës, ku Prishtina e pret rivalin e vështirë, Yllin. Ndeshje kjo që nisë në ora 19:00. Prishtinasit kanë grumbulluar 40 pikë, me 17 fitore dhe 6 humbje, kurse therandasit 39 me 16 fitore dhe 7 humbje, prandaj pritet një ndeshje shumë interesante në ”Bororamiz”.
Ndërsa të dielën, dita hapet me krye-ndeshjen e xhiros, ku Peja në ”Karagaç” e pret Rahovecin, sfida nisë në ora 17:00. Pejanët ndodhen në vendin e katërt me 37 pikë, kurse Vreshtarët kanë tri pikë më shumë dhe janë në krye së bashku me Prishtinën.
Në sfidën që e mbyll xhiron e 27-të, do të takohen Lipjani dhe Trepça. Lipjani gjendet si i fundit me vetëm dy fitore e 21 humbje. Ndërsa, Trepça ka 6 fitore e 17 humbje.
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë ”Art Motion”.
Komentet janë të mbyllura.