Basketboll

BLUE FLET PARA DEBUTIMIT: DO TË JAP MAKSIMUMIN, SYNOJMË FITORE NDAJ PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Përforcimi më i ri i Golden Eagle Yllit, amerikani i spikatur Vander Blue ka folur para debutimit me skuadrën therandase.

Blue është treguar optimist për ardhjen në ekipin e Yllit dhe sidomos për ndeshjen e sontme me Prishtinën.

”Unë kam ardhur qe një kohë të shkurtër, por kam stërvitur me ekipin dhe atmosfera brenda grupit është e shkëlqyer. Sa i përket ndeshjes me Prishtinën, ata janë një kundërshtar i fortë, por ne udhëtojmë atje për triumf”, tha Blue para ndeshjes.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Yllit, luhet sonte nga ora 19:00. Përderisa transmetohet direkt në Art Sport 1.

 

Komentet janë të mbyllura.