Basketboll

PEJA-RAHOVECI, SUPER-SFIDA E XHIROS

Kryendeshja e xhiros së 27-të në Superligës e Basketbollit të Kosovës, pa më të voglin dyshim zhvillohet nesër në ”Karagaç”.

Bëhet fjalë për sfidën e skuadrave që sivjet po e kërkojnë titullin e kampionit në elitën e basketbollit kosovar. Peja dhe Rahoveci. Deri tani skuadrat në fjalë janë takuar 5 herë mes vete dhe me bilanc prej 3 fitoresh prinë Peja, kundrejt Rahovecit me dy të tilla.

Në ndeshjen e parë në mes të skuadrave në Superligë, pati fituar Rahoveci në Pejë, 75-83. Ndërsa në ndeshjen e dytë në Rahovec, Peja fitoi duke iu revanshuar Rahovecit, 95-109.

Rahoveci dhe Peja janë ndeshur edhe në Ligën Ballkanike dy herë e edhe këtu, të dyja ekipet kanë nga një triumf. Peja fitoi bindshëm në ndeshjen e parë, 77-54, por në sfidën e dytë Rahoveci iu hakmorr me fitore, 106-54.

POR nuk mbaron e tëra:

Rahoveci dhe Peja u takuan para pak ditësh edhe në gjysmëfinale të Kupës, sfidë në të cilën triumfoi Peja me rezultat 82:90.

 

Pas këtyre ndeshjeve te të dyja ekipet ka pasur kalkulime lojtarësh. Tek Peja u larguan, Malcolm Armstred, Arber Berisha, Ergin Grosha, Jordan Martin, Jamicheal Morgan. Ndërsa erdhën, Dardan Berisha, Brett Prahl, Rick Jackson, Arti Hajdari e Nigel Johnson.

Tek Rahoveci u larguan, Chris Bradford, Jure Gunjina, LJ Both, Josh Davis, Rron Grapci, Justin Gray, Muhamed Hasani, Javis Howard. Ndërsa erdhën, Darrel Davis, JoshMcFolley, Aron Nwankwo, Raheem Johnson, Jabari Craig e Altin Morina.

 

Sa i përket lojës së Pejës sivjet, ata në 26 ndeshjet e zhvilluara deri tani, kanë 87.9 pikë për ndeshje. Për dy pikë kanë një % prej 54.4 dhe për tre pikë janë tejet dobët 33.7%.

Në anën tjetër, Rahoveci ka një mesatare më të se dobët se Peja, prej 84.6 pikë për ndeshje, edhe për dy pikë janë më të dobët me 53.3% dhe për tre pikë 34% pra më të saktë.

Pas 26 xhirove, Peja gjendet në pozitën 4, me bilanc 14 fitore, 9 disfata. Në anën tjetër, Rahoveci gjendet në pozitën 2 me bilanc 17 fitore, 6 disfata.

Ndeshja nisë të dielën nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion(Art Sport 1) si dhe Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.