Basketboll

E DYTA RRESHT PËR TREPÇËN, QË IA VËSHTIRËSON PUNËT LIPJANIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra mitrovicase, Trepça e ka arritur edhe fitoren e dytë me radhë në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Mitrovicasit kanë mposhtur me lehtësi në udhëtim Lipjanin, 68-85, për t’ju vështirësuae tash së tepërmi gjasat për mbijetesë këtyre të fundit.

Ndeshja nuk është se kishte shumë histori, me Trepçën që fitoi tri periodat e para dhe vendimtare të ndeshjes(14-23, 18-21, 9-21), ndërsa Lipjani e fitoi periodën e fundit(27-20), por pa arritur të rrezikojë fitoren e mitrovicasve që festuan në fund.

Më të dalluarit në fitoren e Trepçës sonte ishin katërt amerikanët e ekipit: DJ Hanes me 23 pikë, Axel Mpoyo me 22 pikë, Alante Fenner me 11 pikë e Cedric Council me 10 pikë.

Tek Lipjani s’mjaftuan, Tamas Bruce me 29 pikë e Josh Boutte me 14 sosh.

Ishte kjo fitorja e 7 e Trepçës sivjet, karshi 17 disfatave. Ndërsa, Lipjani mbetet në kuotën e 2 fitoreve dhe tash ka 22 humbje.

 

Komentet janë të mbyllura.