PEJA NË FORMË TË LARTË, FITON DERBIN NDAJ RAHOVECIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Në një atmosferë impozante në “Karagaç”, Peja e ka mposhtur Rahovecin në kuadër të Superligës së Basketbollit të Kosovës.
Vendasit nga Peja kanë mposhtur bindshëm Rahovecin me shifrat e përgjithshme të ndeshjes, 89-70.
Në fakt Peja gjatë tërë kohës e kishte rezultatin në favorin e vet dhe fitoi të gjitha periodat e ndeshjes(24-15, 21-20, 23-19, 21-16), për të triumfuar në fund sigurtë.
Pikë dyshifrore në fitoren e Pejës sonte arritën, Dardan Berisha(27), Henrik Sirko(20), Nigel Johnson(13), Rick Jackson(12).
Tek Rahoveci s’mjaftuan për fitore, Darrell Davis me 24 pikë e Alban Veseli me 15 sosh.
Ishte kjo fitorja e 15 sezonale e Prishtinës sivjet, karshi 9 disfatave. Ndërsa, Rahoveci pësoi humbjen e 7, karshi 17 fitoreve.
Komentet janë të mbyllura.