Basketboll

VITIA: TREPÇA EKIP ME TRADITË, POR NE SYNOJMË TI MPOSHTIM

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i skuadrës së Lipjanit, Fazli Vitia po beson se Lipjani mund të nxjerrë rezultat pozitiv nga përballja e sontme me Trepçën.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Vitia tha Lipjani është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë edhe pse e dinë se Trepça është ekip me traditë, porse ekipi i tij synon vetëm fitore.

“Po ne jemi përgatitur mjaftë mirë sepse kemi pasur qe një muaj pushim. Edhe pse Trepça është ekip i fortë dhe me traditë, ne do të luftojmë maksimalisht dhe synim i jonë është fitorja. S’kemi çfarë të humbim”, tha Vitia para ndeshjes.

Ndeshja e sontme, Lipjani-Trepça, nisë në ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1.

Komentet janë të mbyllura.