Basketboll

PRISHTINA MBAN STËRVITJEN E PARË NËN-DREJTIMIN E TRAJNERIT TË RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kryeqytetase, Sigal Prishtina e ka mbajtur stërvitjen e parë trajnerin e ri që do ti prijë ekipit në pjesën e mbetur të stinorit.

Ekipi prishtinas sonte ka mbajtur stërvitjen e parë në urdhërat e trajnerit qipriot, Antonis Konstantinides.

Konstantinides në stinorin aktual, deri tani e ka udhëhequr ekipin nga elita qipriote, “Apollon Limassol”. Me ekipin në fjalë, Antonis gjendej në pozitën e tretë në tabelë me bilanc 13-7.

Por, trajneri qipriot nga tash e tutje do ta drejtojë ekipin e Prishtinës me të cilët në stinorin 2015/16 fitoi titullin e Kampionit dhe Kupën e Kosovës dhe Ligën Ballkanike. Ndërsa njē kohë ishte edhe selektor i Shqipërisë./AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.