Basketboll

RAHOVECI ZYRTARIZON GRIFFININ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka zyrtarizuar, transferin më të ri të skuadrës, shkruan AsistiOnline.com

Bëhet fjalë, për fundorin amerikan Tyree Griffin i cili vjen tek Rahoveci nga skuadra elitare, Mladost.

AsistiOnline.com gjatë ditës kishte paralajmëruar ekskluzivisht ardhjen e Griffin te Rahoveci dhe në fakt ashtu edhe ndodhi.

Griffin luan në pozitën e organizatorit(1) i gjatë 1.78cm dhe është 23 vjeçar.

Griffin deri tash ka qenë pjesë e ekipit elitar serb, Mladost. Me të cilët kishte një minutazh prej 24.3 minutash për ndeshje.

Griffin tek skuadra serbe, pati një mesatare, 13.2 pikë, 5.0 asiste e 2.0 kërcime për ndeshje.

Duhet cekur se skuadra e parë në Evropë për lojtarin në fjalë ishte pikërisht skuadra serbe, ndërsa Griffin tek Mladosti erdhi nga kolegji amerikan, “MISSISSIPPI” nga NCAA.

Komentet janë të mbyllura.