Basketboll

XHIRO INTERESANTE, KRYEQYTETASIT TË VETËM NË KRYE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar edhe xhiro e 27-të në Superligën e Kosovës në Basketboll, gjatë vikendit që lamë pas.

Si zakonisht gjatë këtij stinori edhe kjo javë u karakterizua me ndeshje shumë të forta dhe me rivalitet të madh në parket.

Dy ndeshje u zhvilluan të shtunën e dy të dielën, ndërsa Ponte Prizreni këtë xhiro pushoi.

Në ndeshjen e parë të xhiros, Bashkimi ka mundur në udhëtim Feronikelin me rezultat 66:82. Nikli ka pesë fitore dhe 19 humbje, kurse Bashkimi 15 fitore dhe nëntë humbje.

Në ndeshjen e dytë të së shtunës, Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 93:83.Me këtë fitore, Sigal Prishtina mbetet në vendin e parë me 18 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Golden Eagle Ylli ka 16 fitore dhe tetë humbje.

Të dielën në derbin e komplet xhiros, Peja ka mundur Rahovecin me rezultat 89:70. Tash Peja tani ka 15 fitore dhe nëntë humbje, kurse Rahoveci 17 fitore dhe shtatë humbje.

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mundur Lipjanin me rezultat 68:85. Lipjani ka dy fitore dhe 22 humbje, kurse Trepça 7 fitore dhe 17 humbje.

Pas xhiros së 27-të, renditjes tabelare i prinë e vetmuar Prishtina me 42 pikë, i dyti Rahoveci me 41 pikë, pasuar nga Ylli, Peja, Bashkimi, Prizreni, Trepça, Feronikeli e i fundit Lipjani.

 

 

Komentet janë të mbyllura.