ZYRTARE: ”FINAL FOUR” I LIGËS BALLKANIKE LUHET NË PEJË
Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Ligës Ballkanike edhe zyrtarisht ka vendosur për fatin e vazhdimësisë së garave në këtë kompeticion.
Pas tërheqjes së skuadrës së Rahovecit nga gara në fjalë, bordi i kësaj lige ka vendosur që garat të mbyllet me një ”FINAL FOUR” i cili do të mbahet në qytetin kosovar të Pejës me datat 31 mars – 1 prill, shkruan AsistiOnline.com
Ju sjellim komunikatën zyrtare të BIBL të përkthyer në shqip:
”Sezoni 2019/2020 në Ligën Ballkanike do të përfundojë me një Final Four. Pasi javën e kaluar KB Rahoveci vendosi të ndalojë pjesëmarrjen në garë, menaxhmenti i ligës, në përputhje me katër skuadrat e mbetura, mori vendim për mënyrën se si të procedohet. Kampioni për vitin 2020 do të vendoset me një event, Final 4 i cili do të zhvillohet në qytetin e Pejës, Kosovë, më 31 Mars dhe 1 Prill.
Ka edhe një lojë më shumë që duhet të luhet para ngjarjes. Do të jetë më 18 Mars, pasi KB Vllaznia dhe KK Ibar do të takohen në Shkodër për të vendosur se cili ekip do të jetë i treti dhe cili do të jetë i katërt. Për momentin të dyja ekipet kanë nga 4 fitore dhe 6 humbje dhe kjo është arsyeja pse u ra dakord, që ato do të duhet të takohen edhe një herë për të përcaktuar renditjen përfundimtare dhe kështu edhe çiftet gjysmëfinale të garës. Lidhja Ballkanike gjithashtu do të ndjekë të gjitha udhëzimet që do të vijnë nga secili vend, federatë ose FIBA në lidhje me ngjarjet sportive për shkak të situatës së koronavirusit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga BIBL sonte./AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.