Basketboll

1500 EURO DËNIME NGA XHIRO E FUNDIT E SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar edhe informatorin e saj për xhiron e 27-të në elitën e basketbollit kosovar.

Edhe në këtë xhiro, bien në sy dënimet e shumta të cilat i ka shqiptuar Komesari i Garave në të holla për klubet dhe akterët e ndeshjeve.

Në total janë shqiptuar plotë 1500 euro dënime në të holla dhe në vazhdim mund ti lexoni se për kë janë dhënë:

VENDIME :
1.Stevie Clark (KB.Bashkimi ) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 Euro.
2.Fisnik Juniku (KB.Feronikeli ) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 Euro.
3.Illmen Bajra (KB .Bashkimi )Konform Nenit 50.2 të PG dënohet me 300 Euro.
4.Fikret Shatri (KB .Feronikeli )Konform Nenit 50.2 të PG dënohet me 300 Euro.
5.Rilind Krasniqi (KB.Golden Eagle Ylli ) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 Euro.
6. KB Peja, Konform Nenit 49.3 të PG dënohet me 600 Euro.

 

Komentet janë të mbyllura.