DINO n’ASIST : PRISHTINA DHE PEJA DOMINUAN DERBITË E XHIROS 27
Gara për Play Off sa vjen e bëhet më e bukur dhe interesante
(AsistiOnline) – Fundjava të cilën e lam pas solli dy derbi dhe luftë direkte për kreun e tabelës. Të shtunën në Prishtinë, Sigali e priti Golden Eagle Yllin në revanshin e çerekfinales së Kupës kurse të dielën në Karagaq për herë të gjashtë sivjet u takuan Peja dhe Rahoveci.
Paraqitjet e dy skuadrave më të suksesshme në histori të basketbollit kosovar, prishtinasve dhe pejanëve vënë në pah se këto dy skuadra mbeten pretendentet kryesore për titull sivjet përkundër krizës që pati Sigal Prishtina sivjet dhe konsolidimit të vonshëm të Pejës e cila tashmë ka fituar trofeun e parë të edicionit 2020: Kupën e Kosovës.
Loja jo e mirë e Yllit dhe Rahovecit ka sinjalizuar alarmin tek këto skuadra që paralajëmruan ndryshime në lojtar të huaj para fundit të afatit për angazhimin e lojtarëve të huaj, në prag të fillimit të Play Offit dhe ishte pikërisht Rahoveci i cili po vuan në pozitën e organizatorit dhe të hënën bëri lëvizjen e parë duke angazhuar plejmejkerin amerikan Tyree Griffin. Kjo paralajëmron se faza finale e edicionit të sivjetmë i cili është më interesanti dhe më i niveluari në 15 vitet e fundit do të jetë edhe më i bukur dhe atraktiv.
Nga ana tjetër, beteja për mbijetesë në Superligë dhe sigurimin e Play Offit duket se ka filluar të kristalizohet dhe aktualisht Trepça është këndellur duke i ikur dy skuadrave të fundit, Feronikelit dhe Lipjanit për t’u fortifikuar në pozitën 7.
Sikurse çdo të hënë, përveç lajmeve dhe raporteve AsistiOnline ju sjell video-analizat speciale Dino n’ASIST të cilat kompletojnë kënaqësinë e përcjelljes së bukurive basketbollistike kosovare. Po fillojmë me derbin e parë: Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e 18-të sezonale në Superligë pasi mposhti Golden Eagle Yllin me rezultat 93:83. Ky triumf i ishte edhe një lloj revanshi për humbjen e pësuar në çerekfinalen e Kupës së Kosovës ndërsa pas startit fantastik në pranverë, me 6 fitore rresht Ylli pësoi edhe disfatën e dytë rresht.
Sigal Prishtinën në këtë duel u udhëhoqi Bujar Loci pasi trajneri i ri qiprioti Antonis Constatinides ende nuk kishte arritur në Kosovë.
Për fitoren e Sigal Prishtinësmë efikasët ishin Fahro Alihodzic me 20 pikë e 9 kërcime dhe Jordan Johnson me 20 pikë e 7 asistime. Për therandasit lider edhe njëherë ishte Valon Bunjaku me 23 pikë, 5 kërcime, 4 asistime dhe 4 topa të vjedhur. Pikë identike nga 14 secili, shënuan edhe Arbër Berisha e Vander Blue ndërsa Arbëri ishte shumë afër double – doubleit pasi kërceu 9 herë.
DINO N’ASIST: SIGAL PRISHTINA IU REVANSHUA YLLIT
Sigal Prishtina e ka filluar ndeshjen me mbrojtje agresive sidomos ndaj plejmejkerit më të mirë aktualisht në Superligë, Valon Bunjakut. Duke e ndalur Valonin dhe me mbrojtje tejet agresive, prishtinasit kanë tentuar të ngadalësojnë kundërsulmet dhe nuk lejuan sulmet e rrjedhshme të Golden Eagle Yllit duke i detyruar të humbasin shumë topa
1. LOJA AGRESIVE E PRISHTINES NE BUNJAKUN
Në krijimin e epërsisë tek Prishtina ndikoi edhe qarkullimi i shpejt i topit në sulm, duke krijuar situata për shënim të secilit lojtarë. Kjo mundësoi edhe lojë të mirë dhe lëvizje të lojtarëve pa top kur topi ishte nën kosh tek qendra Alihoxhiqi që pas një kohe tub gjatë erdhi në shprehje me lojën e tij.
2. QARKULLIMI I TOPIT NË SULM TEK PRISHTINA
Arma më e fortë dhe ajo që e ka karakterizuar Prishtinën vitin e kaluar, kundërsulmet dhe sulmi i hershëm u pa pas një kohe të gjatë dhe kjo krijoj probleme të mëdha tek Ylli. Loja e shpejtë e plejmejkerit Jordan Johnson i cili shpejtoj edhe lojën e skuadrës kaltër e bardh ndikoi që epërsia e Prishtinës të rritet deri në 21 pikë.
3. KUNDËRSULMET DHE SULMI I HERSHËM I PRISHTINËS
Gjatë takimit, Sigal Prishtina aplikoi herë pas here edhe mbrojtje zonale të cilën pas pasimit të parë ose bllokut e kthente në mbrojtjen “njeri në njeri” duke aplikuar edhe ndihmën apo ndërrimin e lojtarëve.
4. MBROJTJA ZONALE DHE “NJERI NË NJERI” E PRISHTINES
Problem i madh për Yllin ishte qarkullimi i shpejt i topit nga prishtinasit dhe në të shumtën e rasteve kur lojtarët e Yllit bënin ndërrimin e lojtarëve dhe ndihmonin gjatë bllokave të shumtë nën kosh ndikoi që lojtarët e Sigalit të kenë hapësira për shënim nga gjuajtjet për tri pikë.
5. HAPESIRA PER SHUT E PRISHTINES NE SULM
Përkundër gabimeve që bëri në mbrojtje, Ylli nuk i lejoi asnjëherë komoditet Prishtinës duke i shkaktuar shumë probleme sidomos nga kundërsulmet të cilat, në të shumtën e rasteve fillonin nga topat e humbur të prishtinasve.
6. KUNDERSULMET E YLLIT
Po ashtu, therandasit në shumë situata shënuan duke shfrytëzuar vendosjet e gabuara të Prishtinës gjatë mbrojtjes së bllokut.
7. SULMI I YLLIT GJATË PICK N’ ROLLIT
Ky ishte derbi i parë i xhiros 27, video-analizën e ndeshjes tjetë derbi Peja – Rahoveci, ju sjellim për pak.
Qëndroni me AsistiOnline
Komentet janë të mbyllura.