Basketboll

KONFIRMOHET EKSKLUZIVITETI I ASISTIT: ZYRTARIZOHEN NDRYSHIMET TE RAHOVECI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KB Rahovecit edhe zyrtarisht i ka publikuar ndryshimet e fundit që janë bërë në skuadër.

Në fakt AsistiOnline.com raportoi më parë ekskluzivisht, se nga skuadra ”vreshtare” është larguar trajneri i deritanishëm i ekipit, Marjan Illievski, ndërsa trajner i ri është emëruar, Bujar Loci dhe në fakt ashtu edhe doli.

KB Rahoveci nëpërmjet një njoftimi zyrtar në llogarinë e tyre në Facebook i konfirmuan këto ndryshime, të cilin ju sjellim të plotë dhe pa ndërhyrje:

Synonim një rrugëtim më të gjatë së bashku, por udhët tona ndahen këtu. Jo pse ne kemi vendosur ta bëjmë një gjë të tillë, por se këtë e kërkoi vet Ilievski. Përkundër se i plotësuam kërkesat dhe kushtet që i kërkoi, fati s’ishte me të në këtë aventurë, andaj edhe vendosi ta mbyll këtu. Secili që në njëfarë forme apo tjetrën kontribuon për klubin tonë, mbetet pjesë e nesh, kësisoj e falenderojmë për gjithë mundin e tij për të shënuar sukses. 

Bujar Loci ndërkaq është vendosur si pasuesi më i mirë i tij. Loci për dy vite, me kapacitete edhe më të vogla në kualitet arriti që ta dërgonte skuadrën tonë dy herë në finale, me shpresën se e treta dhe e vërteta të bëhen realitet këtë edicion”, thuhet në njoftimin e klubit ”vreshtarë.

 

Komentet janë të mbyllura.