Basketboll

YLLI MBYLLË MERKATON ME DY TRANSFERE

Prishtinë(AsistiOnline) – Mbylljen e merkatos për basketbollistë të huaj e ka shfrytëzuar edhe skuadra e Golden Eagle Yllit që është përforcuar me dy basketbollistë amerikanë.

Therandasit kanë nënshkruajtur me dy basketbollistë shtatë-gjatë që luajnë në pozitat 3/4/5.

Ekipi i Yllit ka përforcuar radhët e veta me basketbollistin, Davon Hayes i gjatë 1.98cm dhe i cili luan në pozitat 3/4, ai së fundmi(2020) është paraqitur me ekipin amerikan ”Owensboro” me të cilët ka pasur një mesatare impresive prej, 20.4 pikë, 3.8 kërcime e 2.8 asiste për ndeshje.

 

 

 

 

Ylli ka nënshkruajtur edhe me Derail Green i gjatë 2.01cm dhe i cili luan në pozitat 4/5. Ai së fundmi(2018/19) është paraqitur me ekipin nga Superliga e Bahreinit ”Sitra”, por të dhëna stastistikore për të nuk figurojnë.

 

Komentet janë të mbyllura.