Basketboll

YLLI PËRFORCOHET ME NJË QENDËR SENEGALEZE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit ka reaguar me transfer pas largimit të amerikanit, Jameel McKay.

Therandasit sot kanë zyrtarizuar lajmin, se kanë nënshkruajtur me qendrën senegaleze,  Sidy Dijtte.

Dijtte luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 2.08cm.

Lojtari në fjalë këtë stinor, deri tani ka qenë pjesë e ekipit nga Superliga ruse(1) “Spartak Primorie. Me të cilët kishte një mesatare prej, 5.3 pikë, 4.5 kërcime e 0.3 asiste.

Clemson në Evropë erdhi nga kolegji i NCAA, “Clemson University”, ndërsa ka karrierë edhe tek skuadra malazeze “Sutjeska” gjatë stinorit 2017/18, me të cilët kishte mesatare prej 14 pikësh, 12 kërcime e 1.5 bllokada për ndeshje.

Komentet janë të mbyllura.