Basketboll

NBA PEZULLON SEZONIN, GOBERT I JAZZ PREKET NGA COVID19

Prishtinë(AsistiOnline) – Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA e ka pezulluar aktivitetin e saj për një kohë të pacaktuar për shkak të situatës alarmante me pandeminë – koronavirus.

”NBA pezullon orarin e ndeshjeve pas përfundimit të ndeshjeve të së mërkurës, deri në njoftimin e mëtejshëm”, tha faqja zyrtare e garës në një deklaratë të lëshuar gjatë natës.

“NBA do të përdorë këtë ndërprerje për të përcaktuar hapat e ardhshëm për të ecur përpara në lidhje me pandeminë e koronavirusit”, njoftoi Liga më e fortë e basketbollit në botë.

Shkaku për pezullimin e ndeshjeve në mbarë ligën ishte loja e papërfunduar në Chesapeake Energy Arena të ekipit, OKC. Atje ku një lojtar i ekipit ”Utah Jazz” paraprakisht u testua pozitiv për COVID-19. Rezultati i testit u raportua pak para fillimit të ndeshjes”, thuhet sipas njoftimit.

 

Lojtari i infektuar me këtë virus është, francezi i Utah Jazz, Ruddy Gobert.

 

 

 

Liga poashtu u ka thënë skuadrave që kanë luajtur në Utah në 10 ditët e fundit, se duhet të vetë-karantinohen. Kundërshtarët e Utah që nga 2 mars përfshijnë Cleveland Cavaliers, New York Knicks, Boston Celtics, Detroit Pistons dhe Toronto Raptors.

NBA pritet të adresojë hapat e radhës me ekipet për situatën alarmante në të cilën gjendet e gjithë bota.

 

Komentet janë të mbyllura.