Basketboll

PAS PARAQITJES SË COVID19 NË KOSOVË PRITET PEZULLIMI I PLOTË I AKTIVITETEVE TË BASKETBOLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas paraqitjes së dy rasteve me pandeminë – Koronavirus edhe në Kosovë, tashmë pritet që të bëhet pezullimi i plotë i aktiviteteve sportive të basketbollit.

Sipas asaj që ka marrë vesh AsistiOnline.com shumica e klubeve elitare kosovare, kanë kërkur nga Federata e Basketbollit të Kosovës, që urgjentisht ta ndërpres apo ta pezullojë stinorin aktual në Kosovë, deri në përmirësimin e gjendjes me këtë virus vdekjeprurës.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se kampionja aktuale e Kosovës, Sigal Prishtina nuk ka mbajtur fare stërvitje sonte dhe po pret vendimin e FBK-së, që ta pezullojë kampionatin.

E në lidhje me situatën alarmante që po mbreterëron në tërë vendin, ka reaguar edhe skuadra tjetër e Superligës, ajo e Rahovecit, që gjithashtu ka kërkuar pezullimin e kampionatit. Sepse sipas klubit “vreshtarë” të gjithë lojtarët e ekipit, sikurse të huaj ashtu edhe vendorët, kanë refuzuar që të stërvisin dhe si e tillë, gjendja është alarmante dhe kampionati duhet të pezullohet.

Reagim për këtë gjendje ka pasur edhe nga dy klubet tjera elitare kosovare, Ponte Prizreni e Feronikeli.

Të dyja klubet në fjalë, kanë kërkuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, që ta pezullojë kampionatin, për faktin se tashmë gjendja në Kosovë është alarmante shkaku i dy rasteve të paraqitura me pandeminë – koronavirus. Dhe se lojtarët e ekipeve nuk janë në gjendje të mirë emocionale për ti zhvilluar ndeshjet. Madje sipas klubeve në fjalë, lojtarët e ekipeve kanë refuzuar që të paraqiten në stërvitje shkaku i rrethanave të krijuara, andaj ekipet kërkojnë mirëkuptim nga FBK-ja që ta pezullojë kampionatin.

Federata e Basketbollit të Kosovës, shumë shpejtë pritet të dalë me një vendim zyrtar, për pezullimin e kampionatit kosovar në tërësi.

Komentet janë të mbyllura.