Basketboll

PEJA – PONTE PRIZRENI: PEJANËT SYNOJNË BARAZIMIN E BILANCIT NË NDESHJET DIREKTE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e dytë e xhios së 28-të në Superligë ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizrenit zhvillohet të shtunën nga ora 19:00.

Në tre ndeshjet e zhvilluara këtë edicion, në dy prej tyre ka triumfuar Ponte Prizreni dhe në një tjetër ka triumfuar Peja.

Në këto tre ndeshje, në dy të parat secila skuadër kishte shënuar fitore si skuadër mysafire ndërsa në ndeshjen e parë të sezonit pranveror Ponte Prizreni befasisht e kishte mposhtur Pejën e super-përforcuar.

Ndeshja e parë në mes tyre është zhvilluar me 29 shtator të vitit të kaluar e që kishte përfunduar me rezultat, 70:78.

Malcolm Armstead me 28 pikë e 6 asisitime ishte lojtari më efikas i pejanëve ndërsa kroati Henrik Shirko e kishte përfunduar duelin me double – double, 17 pikë e 13 kërcime.

Nga ana tjetër tek Ponte Prizreni në atë duel ishin dalluar Malcolm Canada me 21 pikë, 7 kërcime e 5 asistime ndërsa Arnold Sanders kishte shtuar 20 pikë të tjera e bërë 4 kërcime e 5 asistime.

Në duelin e dytë të zhvilluar me 10 nëntor të vitit të kaluar, Ponte Prizreni kishte befasuar Pejën duke e mposhtur në Karagaq me rezultat 95:99.

Kretor i kësaj fitoreje të Ponte Prizrenit ishte Elliot Cole i cili ndeshjen e kishte përfunduar me 32 pikë, 6 kërcime e 5 asisitime ndërsa përkrahu kishte pasur Ty Nichollsin me 18 e Urim Zenajnë që kishte mbyllur ndeshjen me double – double, 12 pikë e 14 kërcime.

Me i dalluari tek Peja në këtë duel ishte Henrik Shirko me 26 pikë, 8 kërcime e 7 asistime ndërsa i vemti tek pejanët që kishte kompletuar double – double ishte Malcolm Armstead, 11 pikë e 10 asistime.

Në ndeshjen hapëse të sezonit pranverorë të zhvilluar me 11 janar të këtij viti, Ponte Prizreni kishte mposhtur Pejën me rezultat 96:92 në një duel ku pejanët ishin superfavorit pasi ishin përforcuar me Dardan Berishën.

Urim Zenelaj ishte i pandalshëm në këtë duel duke kompletuar double – double fantastik me 25 pikë e hiq më pak se 19 kërcime ndërsa përkrahu e kishin pasur Andre Ëolford-in dhe Ty Nichols-in me nga 19 pikë të shënuara.

Tek Peja më efikasi në këtë ndeshje kishte qenë Dardan Berisha i cili ndeshjen e kishte përfunduar me double – double, 35 pikë e 11 kërcime ndërsa kapiteni Drilon Hajrizi ne këtë duel kishte realizuar 24 pikë.

 

 

Lojtari më efikas këtë edicion tek Peja është Henrik Shirko me një mesatare prej 18.3 pikëve, 8.7 kërcime e 3.8 asisitime për ndeshje ndërsa Dardan Berisha edhe pse ka luajtur vetëm 6 ndeshje pas transferimit tek Peja ka një mesatare prej të lartë, 22.7 pikëve, 4.2 kërcimeve e 3.7 asistimeve.

Më efikasi këtë edicion tek Ponte Prizreni është Ty Nicholls me mesatare për ndeshje prej 20.1 pike, 5.9 kërcime e 5.1 asisitime ndërsa lojtari më i vlefshëm padyshim është qendra më e mirë sivjen në basketbollin kosovar, Urim Zenelaj me një double – double mesatar për ndeshje prej 13.9 pikë e 14.7 kërcime.

 

 

Sa i përket statistikave tjera, Peja ka një mestare prej 88 pikëve për ndeshje ndërsa për dy pikë ka efikasitet prej 54.4%, për tre pikë 34.2 ndërsa nga vija e gjuajtjeve të lira 66% saktësi.

 

Pas 27 xhirove, Peja renditet në pozitën e katërt në Superligë me 15 fitore e 9 humbje ndërsa Ponte Prizreni momentalisht është në vendin e gjashtë me bilanc prej 13 fitoreve e 11 humbjeve.

Komentet janë të mbyllura.