Under Header

spot_img

ZYRTARE: FBK-JA PEZULLON KOMPLET AKTIVITETIN BASKETBOLLISTIK

spot_img
spot_img

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) duke iu referuar Vendimit të Qeverisë së Kosovës të marrë në mbledhjen e sotme, nëpërmjet një kumtese zyrtare ka njoftuar para pak çastesh të gjithë anëtarët e saj, klubet e Superligës së Kosovës, Superligës së Femrave, Ligës së Parë të Meshkujve, Ligës së Parë të Femrave, Ligës së Dytë të Meshkujve dhe të gjitha klubet e ligave të kategorive të  reja, se aktivitetet sportive, duke përfshirë këtu ndeshjet e basketbollit, janë pezulluar.

Federata e Basketbollit e Kosovës poashtu ka këshilluar të gjithë basketbolldashësit që t’ju përmbahen rregullave të vendimeve të Qeverisë së Kosovës dhe urojmë që të kthehemi sa më shpejtë në terrenet sportive për ti mbushur palestrat tona.

Bashkë do t’ia dalim kësaj beteje.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme