BASHKIMI NË IZOLIM, LIRON EDHE LOJTARËT E HUAJ
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas gjendjes alarmante të krijuar në të gjithë botën por edhe në vendin tonë me përhapjen e pandemisë – Koronavirus, çdo aktivitet sportiv ashtu edhe basketbolli me vendim të Qeverisë së Kosovës janë ndërprerë.
AsistiOnline.com është interesuar tek klubet kosovare, se si janë duke vepruar ato pas kësaj situate të jashtëzakonshme të krijuar dhe ndër ekipet që i janë përgjigjur këtij interesimi ishte ekipi i Bashkimit.
Zyrtarët e skuadrës prizrenase i kanë thënë AsistitOnline.com, se skuadra e Bashkimit dje ka pasur mbledhjen e fundit me lojtarë dhe ka ndërprerë stërvitjet dhe klubi pa dashur ti bëjë presion dikujt, sepse situata me të vërtetë është alarmante, është marrë vendim që edhe lojtarët e huaj të lirohen.
Lojtarët e huaj të skuadrës së Bashkimit, pritet që sot të udhëtojnë drejt shtëpive të tyre në SHBA.
AsistiOnline.com do t’ju informojë edhe për masat e klubeve të tjera, pas gjendjes së jashtëzakonshme e cila po mbretëron në vendin tonë, por edhe në mbarë botën nga pandemia – KoronaVirus.
Komentet janë të mbyllura.