Basketboll

VËLLAZNIMI LIRON LOJTARIN E HUAJ TË EKIPIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas pezullimit të aktiviteteve basketbollistike nga Federata e Basketbollit të Kosovës, si pasojë e përhapjes së Pandemisë – KoronaVirus, ka reaguar edhe skuadra e Vëllaznimit në Ligën e parë..

Ekipi i Vëllaznimit nga Gjakova ka njoftuar se ka liruar nga skuadra, amerikanin e ekipit, Terrick Philips.

“Për shkak të situatës alarmante që është krijuar në ditët e fundit si dhe me pezullimin e ligës ekipi jonë ka vendosur të liroj përforcimin e huaj. Në këso raste Basketbolli është si dorë e dytë , kurse së pari duhet siguruar shëndeti dhe familja”, thuhet në njoftimin e ekipit gjakovarë.

Phillips udhëton sonte drejt vendlindjes së tij duke qenë në kontakt me ekipin gjakovar deri në ri-fillimin eventual të ligës.

 

Komentet janë të mbyllura.