Basketboll

FBK PRITET TË DAL ME QËNDRIM ZYRTAR PËR FATIN E KAMPIONATIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas gjendjes alarmante të krijuar në të gjithë botën por edhe në vendin tonë me përhapjen e pandemisë – Koronavirus, çdo aktivitet sportiv me vendim të Qeverisë së Kosovës është ndërprerë.

Fatin e njejtë sikurse edhe sportet tjera e ka pasur edhe basketbolli që është pezulluar për kohë të pacaktuar, por AsistiOnline.com ka mësuar se FBK-ja shumë shpejtë pritet të dalë me një qëndrim zyrtar, sa i përket fatit të kampionatit të Kosovës.
 
Deri më tani ka pasur shumë polemnika, se si duhet vepruar në këto raste, të vazhdohet apo jo kampionati, por gjithçka pritet që të definohet shumë shpejtë me një vendim zyrtar të organit më të lartë në basketbollin e Kosovës që ë është FBK.
 
Superliga e Kosovës në Basketboll në konkurencën e meshkujve tek seniorët me të gjitha konkurencat e tjera në mënyrë zingjirore janë pezulluar plotësisht më 13 mars nga FBK-ja, për një afat të pacaktuar.

Komentet janë të mbyllura.