PRIZRENI LIRON LOJTARËT E HUAJ, NËSE VAZHDOJNË GARAT EKIPI…
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas gjendjes alarmante të krijuar në të gjithë botën por edhe në vendin tonë me përhapjen e pandemisë – Koronavirus, çdo aktivitet sportiv ashtu edhe basketbolli me vendim të Qeverisë së Kosovës janë ndërprerë.
Skuadra elitare kosovare, Ponte Prizreni sot nëpërmes një komunikate ka njoftuar se ka pezulluar aktivitetin e skuadrës, si dhe ka liruar nga ekipi basketbollistët e huaj, shkaku i gjendjes alarmante që po mbretëron në vendin tonë, por edhe në tërë botën.
”Pas situatës jo të mirë në vendin tonë me paraqitjen e COVID -19 , skuadra jonë liron 5 amerikanët nga skuadra për shkak se jeta, shëndeti është mbi sportin dhe ata lojtarë në këto qaste duhet të jenë pranë familjarëve. Klubi jonë sygjeron kretët e FBK-së se do ishte mëkat që sezoni të mos vazhdojë.
Pa prezencë publiku, para dhe pas përfundimit të ndeshjes të bëhet kontrolla e lojtarëve nga mjekët si dhe dezinfektimi i gjitha palestrave që operojnë në Kosovë, vlerësojmë se kjo mënyrë nuk paraqet rrezik. Mos të hidhen në baltë investimet e klubeve, kjo është edhe një goditje për sponzorët e klubeve pa të cilët ne sdo ishim këtu. Ne qëndrojmë Pro vazhdimit po gjithsesi asnjehere pa u cenuar shendeti i sportisteve dhe njerezve qe jane rreth klubeve”.
Në njoftimin e Ponte Prizrenit tregohet se si do të veprohej me roster të ekipit, në rast të rinisjes eventuale të garave.
‘‘Në rast vazhdimi skuadra jonë do vazhdojë ndeshjet me lojtarë vendorë. I falenderojmë lojtarët : Keenan Warren , Dareial Corrione Franklin , Andre Wolford, Marcus Myers dhe liderin e skuadrës Ty Nichols (që pritet të renovojë edhe për një edicion)”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.
Komentet janë të mbyllura.