EKSKLUZIVE: KËSHTU E KALON DITËN NË KARANTINË URIM ZENALAJ (VIDEO)
Qendra më e mirë në Superligë shfaqi edhe anën e tij komike....
Prishtinë (AsisitiOnline.com) – Një nga basketbollistët më të mirë në Kosovës, anëtari i Ponte Prizrenit, Urim Zenelaj sikurse të gjithë sportistët tjerë është futur në karantinë pas përhapjes së pandemisë Coronavirus (COVID 19) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë.
Zenalaj në një video të derguar në redaksinë e AsistiOnline.com ka treguar se si është duke kaluar një ditë të zakonshmë në karantinë duke e cilësuar si shumë të vështirë qëndrimin në shtëpi dhe larg aktiviteteve sportive pasi sipas tij kjo është rutina e një sportisti.
Madje, Urimi në këtë video shfaqi edhe anën e tij komike duke e quajtur vetën si ekspert të dietave dhe theksuar se është duke praktikuar dietën e quajtur “Kivi” dhe shtuar se për të aplikuar këtë llojë diete duhet konsumuar gjithçka përveç “Kivit”.
Përndryshe, Urim Zenelaj këtë edicionin në Superligë ka luajtur me double – double mesatar prej 13.9 pikëve dhe 14.7 kërcimeve.
Zenelaj është një nga protagonistët me të mëdhenjë edhe në emisionin ekskluziv të basketbollit ASIST që transmetohet çdo të henë në Art Sport 1 të Platformës Artmotion duke u zgjdhur 11 herë si qendra më e mirë e javës.
Për më shumë, shikoni videon e mëposhtme:
Komentet janë të mbyllura.