Basketboll

VALON BUNJAKU FLET PËR QËNDRIMIN NË KARANTINË, URON TË GJITHË PËR SHËNDET

(VIDEO + LAJM) Valon Bunjaku beson dhe shpreson se Kosova do ta tejkaloj shpejtë...

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-anëtari i Sigal Prishtinës dhe tash lojtar i Golden Eagle Yllit si dhe Përfaqësueses së Kosovës, Valon Bunjaku është futur në karantinë shtëpiake, pas shpalljes së gjendjes emergjente nga pandemia COVID-19(Coronavirus) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë.

AsistiOnline.com që si zakonisht është në kontakte të vazhdueshme me basketbollistët kosovarë, po bisedon me ta për mënyrën se si po e kalojnë kohën në karantinë, foli edhe me Valon Bunjakun i cili tregoi për mënyrën se si po e trajton veten në këto ditë dhe uroi popullin e Kosovës që të jenë mirë me shëndet dhe të ruhen sa më shumë, duke qëndruar në shtëpi.

Përshëndetje për të gjithë, unë jam Valon Bunjaku, basketbollist i Përfaqësueses së Kosovës. Fillmisht ju uroj të gjithëve të jeni mirë me shëndet, është një situatë jo e mirë pasiqë nuk jam mësuar të jem në këtë gjendje, duke i pezulluar stërvitjet dhe lojërat për të cilat po pergatiteshim, prandaj edhe gjendem pranë familjes në shtëpi. Sa i përket gjendjes ku ndodhemi, mendoj se i kemi të gjitha mjetet për ta tejkaluar këtë situatë dhe ju kishta lutur vetëm për një gjë, që të jeni sa më të kujdesshëm të bëni aktivitete fizike dhe ti respektoni rregullat që janë vënë për shëndetin tonë dhe njerëzve që na rrethojnë. Besoj dhe shpresoj që shumë shpejtë do të takohemi me adhuruesit e basketbollit. Si dhe i përshëndes të gjithë lexuesit e AsistitOnline. Shëndet dhe gjitha të mirat”.

Valon Bunjaku ekskluzivisht për AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.