ARTI HAJDARI FLET NGA KARANTINA – TREGON SE SI PO E KALON KOHËN
(VIDEO + LAJM) Basketbollisti i Pejës, Arti Hajdari tregon se si po e kalon kohën...
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i skuadrës së Pejës, Art Hajdari është futur në karantinë shtëpiake, pas shpalljes së gjendjes emergjente nga pandemia COVID-19(Coronavirus) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë.
AsistiOnline.com që si zakonisht është në kontakte të vazhdueshme me basketbollistët kosovarë dhe kësaj radhe po bisedon me ta për mënyrën se si po e kalojnë kohën në karantinë, foli edhe me Arti Hajdarin i cili tregoi për mënyrën se si po e trajton veten në këto ditë dhe uroi popullin e Kosovës që të jenë mirë me shëndet dhe të ruhen sa më shumë, duke qëndruar në shtëpi.
”Përshëndetje, unë jam Art Hajdari basketbollist i Pejës. E dimë tani se edhe vendin tonë e ka prekur Cororonavirusi dhe jane pezulluar përkohësisht të gjitha aktivitetet sportive në vend. Unë kohën e lirë tani e kaloj më shumë me familje, duke shikuar ndonje film, por normalisht edhe me aktivtete sportive individuale në parqe të Pejës që të mbaj trupin në formë po shpresoj që ky virus do të kalojë shumë shpejtë. I përshëndes të gjithë fansat e Asistit dhe dhashtë Zoti që ky virus të kaloj shumë shpejtë dhe ne të kthehemi në Palestrat e basketbollit aty edhe ku kemi qenë”. tha Hajdari.
Arti Hajdari ekskluzivisht për AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.