Basketboll

JA SI PO KALON NË KARANTINË QËNDRIM AJAZAJ (VIDEO)

Prishtinë (AsisitiOnline.com) – Pas përhapjes së pandemisë Coronavirus (COVID 19) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë edhe kapiteni i Ponte Prizrenit Qëndrim Ajazaj në një video të dërguar në redaksinë e AsisitiOnline.com ka folur rreth jetës në karantinë.

Ajazaj përpos shpresës se kjo situatë do të kalojë së shpejti ka thënë se njeriu është qenjë që duhet ti përshtatet ambientit dhe rrethanave dhe kështu andaj edhe në këtë situate duhet të gjinden forma për kalimin e saj.

“Përshendetje, unë jam Qëndrim Ajazaj kapiten i Ponte Prizrenit. Jemi deshmitar të një situate jo të zakonshme të krijuar si pasojë e pandemisë Korona Virus. Njëriu është qenje që duhet ti përshtatet ambientit dhe rrethanave dhe kështu andaj edhe në këtë situate duhet të gjinden forma për kalimin e saj. Ju bëj apel të gjithë për kujdes dhe respektim të rregullave dhe këshillave që janë dhënë nga organet kompetente. Pjesën më të madhe të kohës po e kalojë në shtëpi me familje, duke lexuar, shikuar filma si dhe emisionet e ndryshme politico – sociale. Jam munduar për mos ta ndërprerë aktivitetin tim fizik. Jam duke stervitjet kondicionale kryesisht kryesisht në hapësira që nuk janë të frkuentuara. Ushqimin e preferoj të lehtë kryesisht me sallata të ndryshme dhe të pasur me proteina. Shpresojë që kjo gjendje të kalojë sa më shpejtë dhe çdo gjë ti kthehet normalitetit. Përshendes të gjithë basketbolldashësit dhe Asisitionline”, deklaroi Ajazaj për AsistiOnline.com

 

Qëndrim Ajazaj ekskluzivisht për AsisitiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.