Basketboll

LIGA E PARË: BASKETBOLLISTI I VËLLAZNIMIT FLET NGA KARANTINA

(VIDEO + LAJM) Basketbollisti i Vëllaznimit flet nga Karantina për veten si dhe bën apel tek qytetarët...

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në 3X3 si dhe Vëllaznimit, Albatrit Berisha është futur në karantinë shtëpiake, pas shpalljes së gjendjes emergjente nga pandemia COVID-19(Coronavirus) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë.

AsistiOnline.com që si zakonisht është në kontakte të vazhdueshme me basketbollistët kosovarë dhe kësaj radhe po bisedon me ta për mënyrën se si po e kalojnë kohën në karantinë, foli edhe me Albatrit Berishën i cili tregoi për mënyrën se si po e trajton veten në këto ditë dhe uroi popullin e Kosovës që të jenë mirë me shëndet dhe të ruhen sa më shumë, duke qëndruar në shtëpi.

”Përshëndetje, Unë jam Albatrit Berisha lojtar i Vëllaznimit dhe Përfaqësuses së Kosovës në 3×3, shpresoj që të jeni mirë ju dhe familjet tuaja. Në këtë gjendje që ndodhemi une jam duke qëndruar në shtëpi me familjen time dhe formën time po mundohem ta mbaj disi me ushtrime brenda shtëpisë dhe shpresoj që të kaloj kjo epidemi sa më shpejtë dhe ti kthehemi jetës në normalitet. Ju kisha bërë apel që të bëni kujdes në maksimum dhe shpresoj që të shihemi sa më shpejtë në fushat e basketbollit. Ju përshëndes të gjithë juve lexues të AsistiOnline”.

Albatrit Berisha për AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.