Basketboll

PEJA LIRON LOJTARËT E HUAJ, POR KTHEHEN NËSE VAZHDON STINORI

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe skuadra e Pejës ka dalur me njoftim zyrtar pas pezullimit të stinorit në elitën e basketbollit kosovar si dhe në Ligën Ballkanike

Pejanët kanë njoftuar se kanë liruar lojtarët e huaj nga skuadra, deri në marrjen e një vendimi të ri, për vazhdimin apo mbarimin e garave dhe kontratat me lojtarë ende janë valide.

“Së pari ju kërkojmë falje për mos aktivitetin në ditët e fundit, ne jemi të vetëdijshëm për vlerën e informacionit dhe e kemi parasysh që tifozët duan të informohen çdo ditë, ju njoftojmë se të gjithë anëtarët e bordit dhe lojtarët e klubit janë në Karantinë për shkak të pandemisë COVID 19. Ju tashmë e dini se garat në SuperLigën e Kosovës në Basketboll janë suspenduar deri në afat të pa caktuar kohorë si masë mbrojtëse kundër përhapjes së virusit. Ne do ju mbajmë të informuar rreth garave të SuperLigës në çdo moment që marim informacion zyrtar nga Federata e Basketbollit të Kosovës. Poashtu, Final Four i Ligës Ballkanike është shtyer për të njejtën arsye. Pas pyetjeve të shumta për ndryshimet në roster ju njoftojmë se disa prej lojtarëve të huaj kanë udhtuar për në shtepitë e tyre por ata ende mbesin pjesë e KB Peja deri sa sezoni të përfundojë zyrtarisht, pra deri më sot nuk ka asnjë ndryshim ose largim të lojtarëve nga KB Peja”, thuhet në njoftimin zyrtar të Pejës.

Federata e Basketbollit të Kosovës ende nuk ka vendosur, nëse do ta përfundojë, apo vazhdojë stinorin e sivjetm në elitën e basketbollit kosovar.

Komentet janë të mbyllura.