BASKETBOLLISTI I TALENTUAR – DON POLLOSHKA TREGON PËR KOHËN QË PO KALON NË KARANTINË
(VIDEO + LAJM) Basketbollisti i talentuar i Prishtinës, Don Polloshka...
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i ri dhe tejet i talentuar i Sigal Prishtinës, Don Polloshka është futur në karantinë shtëpiake, pas shpalljes së gjendjes emergjente nga pandemia COVID-19(Coronavirus) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë.
AsistiOnline.com që si zakonisht është në kontakte të vazhdueshme me basketbollistët kosovarë dhe kësaj radhe po bisedon me ta për mënyrën se si po e kalojnë kohën në karantinë, foli edhe me Don Polloshka i cili tregoi për mënyrën se si po e trajton veten në këto ditë dhe uroi popullin e Kosovës që të jenë mirë me shëndet dhe të ruhen sa më shumë, duke qëndruar në shtëpi.
”Përshëndetje, Unë jam Don Polloshka – Lojtar i Sigal Prishtinës, për shkak të Pandemisë së përhapur nëpër botë dhe ne si sportistë i kemi ndërprerë të gjitha aktivitetet tona sportive. Për neve është shumë e vështirë të qëndrojmë në shtëpi, sepse largohemi nga rutina jonë sportive. sidoqoftë formën time fizike, mundohem ta mbaj në bazë të ushtrimeve fizike dhe reduktimit të ushqimit të tepërt dhe në fund i përshëndes të gjithë fansat e AsistiOnline”.
Don Polloshka për AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.