KAPITENI I AS PRISHTINËS FLET PËR VETEN NGA KARANTINA – APELON TEK QYTETARËT
(VIDEO + LAJM) Mesazhi kryesor i Latifajt, apeli ndaj qytetarëve...
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i disa skuadrave kosovare, tash së fundmi kapiten i As Prishtinës, Alban Latifaj është futur në karantinë shtëpiake, pas shpalljes së gjendjes emergjente nga pandemia COVID-19(Coronavirus) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë.
AsistiOnline.com që si zakonisht është në kontakte të vazhdueshme me basketbollistët kosovarë dhe kësaj radhe po bisedon me ta për mënyrën se si po e kalojnë kohën në karantinë, foli edhe me Alban Latifajn i cili tregoi për mënyrën se si po e trajton veten në këto ditë dhe apeloi popullin e Kosovës që të ruhen sa më shumë, duke qëndruar në shtëpi.
”Përshëndetje, Unë jam Alban Latifaj – basketbollist i ekipit As Prishtina. Unë kohën time në karantinë po e kaloj në shtëpi me familje dhe normalisht duke u munduar ta kem ndonjë aktivitet fizik, ju apeloj të gjithëve të qëndroni në shtëpi, ta ruajmë njëri tjetrin. I përshëndes të gjithë fansat e ASISTIT dhe ju dëshiroj shëndet”, tha Latifaj.
Alban Latifaj për AsistiOnline.com:
Komentet janë të mbyllura.