Basketboll

”SPECIAL-ONE” I BASKETBOLLIT KOSOVAR – MESAZH TË FUQISHËM DHE MBËSHTETËS PËR QYTETARËT

(VIDEO + LAJM) Mesazh i fuqishëm mbështetës nga karizmatiku, Arbnor Rifati...

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetrajneri i skuadrës nga Superliga e Basketbollit të Kosovës, Ponte Prizreni, Arbnor Rifati është futur në karantinë shtëpiake, pas shpalljes së gjendjes emergjente nga pandemia COVID-19(Coronavirus) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë.

AsistiOnline.com që si zakonisht është në kontakte të vazhdueshme me basketbollistët dhe trajnerët kosovarë dhe kësaj radhe po bisedon me ta për mënyrën se si po e kalojnë kohën në karantinë, foli edhe me trajnerin karizmatik nga Prizreni, Arbnor Rifati i cili tregoi për mënyrën se si po e trajton veten në këto ditë dhe uroi fuqishëm me mesazh mbështetës popullin e Kosovës që të jenë mirë me shëndet dhe të ruhen sa më shumë, duke qëndruar në shtëpi.

”Përshendetje, Unë jam Arbnor Rifati – Trajner aktual i KB Ponte Prizreni, gjendemi në një fazë teë vështirë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të izoluar në karantinë. Sot është veq dita e tetë, po mundohemi kohën më të madhe ta kalojmë duke shikuar filma, duke lexuar ndonjë libër të cilin e kemi lënë anash para disa kohësh, duke shiquar ndonjë ndeshje të mëhershme basketbolli, por besoj që kjo do të jetë jo shumë e gjatë dhe do t’ja dalim, çka është sygjerimi im rreth ushqimit të sportistëve? Ushqimet të jenë më të lehta, në anën tjetër kemi nevojë të ushqehemi më shumë me vlera ushqyese, proteina, ndoshta edhe yndyrnat dhe ëmbëlsirat, ngase duhet të kemi një sistem imunitar më të fortë dhe kështuqë kjo do të jetë një parandalues ndaj një virusi i cili ka filluar të merr kahje në gjithë botën dhe imuniteti jonë i fortë do ta ndaloj këtë. Sygjerimi im për sportistët është që të mbajnë aktivitetin fizik në forma të ndryshme, duke filluar me ushtrime të barkut, pompa si dhe disa prej lojtarëve apo sportistëve, që kanë opborr, munden të mbajnë formën fizike që është shumë me rëndësi për ta, për kampionatin e ardhshëm, çka është mesazhi im për qytetarët e RKS, është se ne kemi kaluar së bashku shume sfida, duke filluar nga lufta nga viruset e ndryshme nga sfida të çfardo llojshme dhe kjo për neve do të jetë një sfidë shumë e lehtë dhe do ta përballojmë faqe bardhë, por gjithnjë duke ju referuar dhe duke i respektuar vendimet e qeverisë, vendimet e njerzëve kompetent rreth daljes, rreth blerjeve, qarkullimit, që do te ishte shumë e rëndësishme për mospërhapjen e virusit dhe të kemi një trup sa më të shëndosh dhe të dalim faqebardhë dhe jam shumë i sigurtë se së shpejti do t’ia dalim. Populli im mbahuni fortë, ne ja kemi dal çdoherë, ju falemnderit. Ju përshendeti të gjithëve, për shikuesit dhe krerët e AsistiOnline të cilët i falenderoj që me këto mesazhe të cilat i kanë bërë me të gjithë sportistat, për të tejkaluar këtë situatë. Respekte dhe dashuri për të gjithë”.

Arbnor Rifati për AsistiOnline.com

 

 

Komentet janë të mbyllura.