POROSIA E BASKETBOLLISTIT TË BASHKIMIT – NGA KARANTINA PËR QYTETARËT
(VIDEO + LAJM) Basketbollisti i Bashkimit, Ujkan Karanezi me porosi për qytetarët...
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i skuadrës së Bashkimit, Ujkan Karanezi është futur në karantinë shtëpiake, pas shpalljes së gjendjes emergjente për mbrojtje nga Pandemia COVID-19(Coronavirus) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë.
AsistiOnline.com që si zakonisht është në kontakte të vazhdueshme me basketbollistët kosovarë dhe kësaj radhe po bisedon me ta për mënyrën se si po e kalojnë kohën në karantinë, foli edhe me Ujkan Karanezi i cili tregoi për mënyrën se si po e trajton veten në këto ditë dhe uroi popullin e Kosovës që të jenë mirë me shëndet dhe të ruhen sa më shumë, duke qëndruar në shtëpi.
”Përshëndetje, Jam Ujkan Karanezi – basketbollist i klubit Bashkimi nga Prizreni. Me shpresë që të gjithë jemi shëndosh e mirë, dua ti ndaj disa sekonda të mija në këto ditë karantine, po mundohem ti rri gati vetes sa më shumë me ushqime të cilat përmbajnë vitmaina që na nevojiten më së shumti këto ditë, poashtu edhe me ushtrime individuale në këto kushte të cilat i kemi në shtëpi po mundohem ta mbaj formën time sa më të lartë. Për fund kam një mesazh për të gjithë: Rrini në shtëpitë tuaja ta mbrojmë veten dhe të tjerët e të kthehemi aty ku e lamë”.
Ujkan Karanezi për AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.