FBK PRITET TË ANULOJË KAMPIONATIN, SUPERLIGA SIVJET PA KAMPION!
Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës pritet ti anulojë sivjet të gjitha kampionatet nën-ombrellën e saj.
AsistiOnline.com ka mësuar jo-zyrtarisht, se për anulimin e kampionatit krerët e FBK-së kanë marrë edhe “aminin” e shumicës së skuadrave të Superligës dhe shumë shpejtë pritet që të zyrtarizohet vendimi për anulimin e tërësishëm të garave në basketbollin kosovar.
Fatin e njejtë, sikurse Superliga e meshkujve, pritet ta ketë edhe ajo e femrave dhe garat e tjera nën-ombrellën e FBK-së.
Garat në basketbollin kosovar janë pezulluar përreth afro dy javë, shkaku i përhapjes së Pandemisë COVID-19(Coronavirus) që ka përfshirë botën, madje edhe Kosovën.
Ndeshjet e fundit të Superligës së meshkujve, së fundi ishin zhvilluar më 7 e 8 Mars dhe që nga atëherë kampionati është pezulluar.
Komentet janë të mbyllura.