BARÇA ZVOGËLON PAGAT DRASTIKISHT: A U PAJTUAN ME VENDIMIN LOJTARËT DHE SUPER-YLLI I EKIPIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Pandemia virusale COVID-19 ka shkaktuar kaos të vërtetë edhe në sport e në basketboll, sidomos në atë Evropian.
Njëra ndër ekipet me buxhetin më të madh në Euroligën e basketbollit evropian, Barcelona ka vendosur të shkurtojë pagat e lojtarëve dhe punonjësve të saj. Ekipi katalanas njoftoi se do të ketë një zbritje prej 70% të pagave të lojtarëve dhe punonjësve, raporton AsistiOnline.com
Në fakt shumica e lojtarëve të ekipit katalanas nuk janë pajtuar me menaxhmentin rreth kësaj çështje, por basketbollisti më i paguar në Evropë sivjet, me vlerë 4.5 milion euro në vit tek katalunasit, spanjolli Nikolla Mirotiç është pajtuar për një ulje prej 70% në pagën e tij, pas takimit me presidentin e klubit, Bartomeu.
Katalunasit sivjet shpenzuan shumë në merkato, duke bërë blerje të bujshme në ekip si, Nikolla Mirotiç, Cory Higgins, Alex Abrines e Brandon Davies. Dhe synimi i vetëm i tyre ishte titulli, por për fatin e tyre të keq, kampionati në Euroligë aktualisht është pezulluar dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë shkaku i Coronavirusit.
Skuadra katalanase aktualisht renditet e treta në Turkish Airlines Euro League me 22 fitore dhe 6 humbje.
Komentet janë të mbyllura.