Basketboll

EDHE NJË LOJTAR I NBA-SË SHËROHET NGA COVID-19

Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm i shkëlyqer ka ardhur sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht nga NBA Liga.

Basketbollisti amerikan i Boston Celtics, Marcus Smart është shëruar plotësisht nga Pandemia COVIC-19, nga e cila ishte infektuar ditë më parë.

Lajmin për shërim nga kjo pandemi e ka dhënë vetë Smart, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në Twitter.

”Tashmë i liruar nga Corona qe dy ditë. Pastruar nga Departamenti i Shëndetit. Faleminderit për mendimet dhe lutjet e të gjithëve dhe unë po bëj të njëjtën gjë për të gjithë që janë prekur nga kjo. Qëndroni të sigurt dhe rrini bashkë- veç e veç!
Shume dashuri”, ka shkruajtur Smart në Twitter.

Ditë më parë për shërim nga Coronavirusi, njoftuan edhe dy lojtarët e Utah Jazz-it, Rudy Gobert e Donovan Mitchell.

Komentet janë të mbyllura.