FBK PRITET TI ANULOJË PËRFUNDIMISHT KAMPIONATET E SIVJETME
Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës është shumë afër vendimit që ti anulojë përfundimisht të gjitha kampionatet e sivjetme në basketbollin kosovar.
AsistiOnline.com nga burime të afërta me FBK-në, ka mësuar se vetë kreu i organit më të lartë të basketbollin në vendin tonë, Arben Fetahu është i bindur se në këto rrethana që janë krijuar vazhdimi i stinorit është i pakuptueshëm dhe anulimi i tij pa e rrezikuar askënd do të ishte mënyra më e mirë për t’ju shmangur rrezikut.
Sot pritet që të mbledhet bordi i FBK-së dhe vetë kryetari i FBK-së Arben Fetahu, pritet ti propozojë bordit anulimin e tërësishëm të kampionatit në basketbollin kosovar.
Sipas po të njëjtave burime, propozimi i të parit të FBK-së, është përkrahur edhe nga shumica e klube elitare kosovare, andaj FBK-ja pritet që sot ose nesër të anulojë përfundimisht kampionatet e sivjetme kosovare.
Stinori në basketbollin kosovar ishte pezulluar më 6 mars dhe që nga atëherë garat janë në pauzë shkaku i përhapjes së Pandemisë COVID-19 në mbarë botën dhe edhe në Kosovë, ku deri tani janë infektuar 94 raste.
Komentet janë të mbyllura.