EKSKLUZIVE: KOMENTI I DREJTORIT TË PRISHTINËS, PAS ANULIMIT TË STINORIT TË SUPERLIGËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas anulimit të stinorit 2019/20 të Superligës nga Federata e Basketbollit të Kosovës, AsistiOnline.com ka marrë prononcimin e të gjitha klubeve elitare kosovare në lidhje me këtë çështje.
Drejtori gjeneral i Sigal Prishtinës, Florian Miftari në një prononcim të shkurtër për AsistiOnline.com, ka thënë se Prishtina e përkrah plotësisht këtë vendim.
“Po ne si klub plotësisht e përkrahim vendimin e FBK-së, një vendim i drejtë. Duhet kuptuar se mbi të gjitha është shëndeti”, tha Miftari për AsistiOnline.com
Prishtina e mbyllë edhe këtë stinor si lidere e Superligës, por kësaj radhe pa arritur që ta ngrisë trofeun e titullit, për faktin se stinori sot është anuluar.
Komentet janë të mbyllura.